Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Aktualitet

Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që i riu drejtonte, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 81 gramë  kokainë.

I arrestuari është shtetasi Y. E., 26 vjeç, banues në Fier. Gjatë ndërhyrjes, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu një automjet dhe tre aparate celularë.

 

ME TE LEXUARAT