Shpërndante kanabis në lokalet e natës, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Shpërndante kanabis në lokalet e natës, arrestohet

Finalizohet operacioni i koduar “Fokus2”. Policia e Vlorës bën me dije se 50-vjeçari Dritan Çunaj, ka rënë në pranga pasi shpërndante kanabis në qytet, kryesisht në lokalet e natës

Gjithashtu theksohet se është sekuestruar 1 kg kanabis, një shumë parash dhe një aparat celular.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion