Shpërndante foto intime të një të miture në rrjete sociale, arrestohet 20-vjeçari

Aktualitet

Shpërndante foto intime të një të miture në rrjete

Një 20-vjeçar në Devoll është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka shpërndarë nëpër rrjete sociale foto intime të një të miture. Policia ka njoftuar se atij i është sekuestruar edhe celulari në cilësinë e provës materiale.

Nuk dihet ende nëse shpërndarja e fotove intime të së miturës ka qenë me qëllim shantazhimin e saj. Policia po vijon me hetimet.


“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion