IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Aktualitet

IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit.

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e "IdentiTek". Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 - 10:00 të mëngjesit.

Punonjësit e zyrave të IdentiTek më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.


Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion