Shpërndante drogë në lagjet e Durrësit, arrestohet 24-vjeçari
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shpërndante drogë në Durrës. I arrestuari është Erald Koliqi.
Policia ka sekuestruar dhjetra doza me lëndë narkotike gati për shitje.
“Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.