Shpejtësi skëterrë në aksin Elbasan-Peqin, përplaset keq mjeti, ja si paraqitet gjendja e udhëtarëve

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në një aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Për fat të mirë, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për jetën e personave që udhëtonin në automjete por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk raportohen detaje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ka persona të lënduar dhe shkalla e dëmtimeve materiale.
Në vendngjarje janë shërbimet e policisë që po disiplinojnë qarkullimin, ndërsa do të kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.


