Shpallet fajtor shqiptari xheloz që tentoi të vriste gruan në Angli-EMRI

Aktualitet

Shpallet fajtor shqiptari xheloz që tentoi të vriste gruan në

Një bashkëshort alkoolik, xheloz dhe dominues do të dërgohet në burg pasi do të shpallet fajtor për përpjekjen për të vrarë gruan e tij.

Bëhet fjalë për shqiptarin Petrit Zefi, 44 vjeç, i cili ka goditur me thikë të mprehtë kuzhine në kokë dhe në kyçin e dorës bashkëshorten e tij Natalie, pasi mendonte se ajo kishte një lidhje.

Shtetasi shqiptar përballej me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe një akuzë alternative për plagosjen me dashje në lidhje me incidentin e dhunshëm të 11 nëntorit të vitit të kaluar. Ai i mohoi të dyja akuzat. Pas një gjyqi dyditor në Truro Croën Court këtë javë dhe pas gati tre orësh diskutimi, juria e shpalli Zefin fajtor për tentativë vrasje.

Gjykata dëgjoi sesi Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 përmes një kamioni nga Franca, ishte një njeri aq kontrollues saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve të tyre, të kishte edhe telefon.

Në mbrojtje të tij, Zefi i tha jurisë se alkoolizmi i kishte shkatërruar jetën, i kishte prishur marrëdhëniet me fëmijët dhe i kishte prishur marrëdhëniet me gruan e tij prej 22 vitesh. Ai tha se nuk mbante mend asnjë nga ngjarjet e asaj nate sepse kishte qenë shumë i dehur dhe gjithashtu nën ndikimin e kokainës.

Ai i tha gjykatës se në fillim pine raki dhe më pas situata degradoi, pasi qëndronte duke pirë shishe të tëra, nga ora 6 e mëngjesit deri në orët e vona të natës.

Zefi, i cili ka statusin e rezidentit të përhershëm për të qëndruar në Britaninë e Madhe, tha se ishte xheloz dhe gjatë gjithë viteve të martesës mendonte se gruaja e tij kishte një lidhje dhe e akuzoi atë se ishte shtatzënë me fëmijën e një burri tjetër.

Juria nuk e besoi dhe e shpalli fajtor për tentativë vrasje.

 

ME TE LEXUARAT