Kishte dy familje paralele, zbulohet jeta e dyfishtë e Roan Brahimit që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kishte dy familje paralele, zbulohet jeta e dyfishtë e Roan Brahimit

Të tjera detaje kanë dal në dritë lidhur me profilin e 32-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bajronit teksa ndodhej në makinën e gruas që e shoqëronte.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se familja e 32-vjeçarit, pra bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij, jetojnë në Shqipëri, ndërsa në Greqi dyshohet se ai mbante lidhje me një grua tjetër me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Sipas informacioneve, së fundmi 32-vjeçari duket se kishte gjetur strehë në Dubai pasi kishte frikë për jetën e tij. Pak ditë më parë ai vendosi të vinte në Greqi për të takuar partneren dhe fëmijën e tij dhe pikërisht atëherë autorët e zbuluan dhe vranë. Vrasja nuk ka lidhje aspak me Greqinë, por me aktivitetin e viktimës në Shqipëri.

Sipas medias greke autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.

Roan Brahimi humbi jetën në automjetin e tij, ndërkohë partnerja fatmirësisht i shpëtoi plumbave. Si duket shënjestra e autorëve ka qenë e qartë.

Kush ishte Roan Brahimi? 

Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion