Nga Rama të Basha, kush është lideri “i dashur” dhe më pak i preferuar i shqiptarëve

Politikë

Nga Rama të Basha, kush është lideri “i dashur” dhe

Dihet tashmë që shqiptarët nuk i preferojnë shumë poltikanët dhe kjo del edhe një herë në pah në një vlerësim të fundit të kryer në vend.

Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për politikanët shqiptarë duke treguar kështu se kush është i preferuari për qytetarët dhe kush më pak i preferuar. Në këtë kampion janë marrë në pyetje 1000 persona të cilët kanë vlerësuar me mendim pozitiv dhe negativ disa nga politikanët shqiptarë.

52.1% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 44.3% kanë mendim negativ.

Për ish-kryeministrin mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 67.5%. Ata që kanë mendim pozitiv për Sali Berishën janë 28.7%.

82.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 14% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv. Politikani i dytë me më shumë mendim pozitiv është Adritaik Lapaj me 35%, ndërsa mendim negativ për të kanë 17.4%

Për Agron Shehajn kanë mendim pozitiv 29% e personave të pyetur, ndërsa 23.9 % kanë mendim negativ. 22.2% kanë mendim pozitiv për Arlind Qorin, ndërsa 21.6% kanë mendim negativ për të. Po ashtu një numër të ulët të përlqyeshmërisë ka edhe Endri Shabani me 17.9% me mendim pozitiv, ndërsa 25.4 kanë mendim negativ.

Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 87.3% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 8.4% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion