Shoqëria civile kërkon reformë të thellë për zgjedhjet, thelbësor depolitizimi i administratës zgjedhore

Aktualitet

Shoqëria civile kërkon reformë të thellë për

Në një raport të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Qëndresës Qytetare theksohet se sistemi aktual elektoral vazhdon të përballet me probleme strukturore si politizimi i administratës zgjedhore, përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale dhe ndëshkueshmëria e ulët për shkeljet zgjedhore.

Ndër rekomandimet kryesore të raportit është depolitizimi i administratës zgjedhore, përmes krijimit të një trupe të përhershme komisionerësh të certifikuar dhe të përzgjedhur mbi bazë meritash, duke reduktuar ndikimin e partive politike në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Tiranë apeluan palët politike se reforma e re duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Të tjera organizata të Shoqërisë civile theksuan nevojën për një reformë reale dhe jo një arnim i Kodit Aktual.

Sa i përket hetimeve për krimet zgjedhore, organet e prokurorisë kërkojnë zgjatjen e afateve kohore.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për mbrojtje më të fortë për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore, duke propozuar që mbrojtja ligjore të shtrihet jo vetëm për personat që denoncojnë shkeljet, por edhe për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ndër rekomandimet e tjera përfshihen garantimi i barazisë së subjekteve politike në media, përmirësimi i funksionimit të Kolegjit Zgjedhor, rregullimi më i qartë i votës së diasporës dhe forcimi i hetimit të krimeve zgjedhore, përmes bashkëpunimit më të ngushtë mes KQZ-së, prokurorive dhe institucioneve ligjzbatuese./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT