Kreditë me probleme rritje e lehtë në janar! Bie ‘fuqia’ për të shlyer këstet, por merret më shumë hua

Aktualitet

Kreditë me probleme rritje e lehtë në janar! Bie

2026-a ka nisur me një rritje të lehtë të kredive me probleme. Referuar shifrave të fundit të Bankës së Shqipërisë në janar huaja e keqe u rrit në 3.85% nga 3.8% që ishte në dhjetor të vitit 2025. Rritja, edhe pse e lehtë, tregon për një përkeqësim të fuqisë së shlyerjes në kohë të kësteve të kredive nga qytetarët dhe bizneset.

KREDITË ME PROBLEME
Janar 2025       4.12%
Dhjetor 2025   3.80%
Janar 2026       3.85%

Kurse në krahasim me janarin e vitit të shkuar, kredia e keqe është në rënie me 0.27%, ku një nga faktorët me ndikim pozitiv në shlyerjen e kredive ka qene zhvlerësimi i valutave, që i ka bërë më të lira këstet e kthimit. Këto janë në fakt nivelet më të ulëta të kredive me probleme, pasi banka e Shqipërisë thotë se para 15 vitesh niveli i kredive të pakthyera ishte 25%.

KREDITË ME PROBLEME
Janar 2025      4.12%          
Janar 2026      3.85%          
Diferenca       -0.27%

E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 36.1 miliardë lekë kredi me probleme, nga 34.6 miliardë lekë vjet në të njëjtin muaj. Rritja e kredisë së keqe në vlerë vjen për shkak të volumit më të madh të huasë që po jepet për ekonominë.

VLERA E KREDIVE ME PROBLEME
Janar 2025        34.6 mld lekë
Dhjetor 2025    35.8 mld lekë
Janar 2026        36.1 mld lekë

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar totali i kredisë së dhënë për ekonominë ishte 939.3 miliardë lekë nga rreth 842 miliardë lekë vjet në janar. Rritja e shpejtë e kredisë është nxitur nga kërkesa e lartë për hua si nga bizneset kryesisht për investime, por dhe nga qytetarët që vijojnë të shtojnë borxhet në banka për të blerë shtëpi./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion