Shoferi në Këlcyrë përplas 14-vjeçarin me makinë e largohet nga vendi i ngjarjes

Aktualitet

Shoferi në Këlcyrë përplas 14-vjeçarin me makinë

Nje ngjarje e rend ka ndodhur mbremjen e sotme ne Kelcyre.

Nje makine me drejtues K. J., me mjet tip "Opel" ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., vetem 14 vjec.

Sakaq, drejtuesi i mjetit eshte larhuar menjehere nga ngjarja pas aksidentimit te 14-vjecarit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Policioa dhe ambulanca kane mberritur menjehere ne vendngjarje.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT