Shoferi i dehur i përplasi për vdekje të bijën, flet nëna: Nuk e çova që të më vinte me arkivol...

Aktualitet

Shoferi i dehur i përplasi për vdekje të bijën, flet

“Gjykata ka bërë krim për herë të dytë, vendim qesharak. Ne i kemi falë për gjakmarrje, me dëshirë kemi firmos që nuk do marrim gjakmarrje”.

Kështu ka thënë për emisionin “Shqipëria Live”, Remzije Garunja, nëna e 19-vjeçares Lusinda, e cila mbeti e vdekur kur makina me të cilën po udhëtonte u përplas nga një tjetër makinë.

Shoferi i makinës tip “Benz”, Behar Pema goditi nga pas makinën tip “Volswagen”, ku po udhëtonin katër vajza të reja. Nga aksidenti i tmerrshëm i 13 shkurtit të vitit 2020, humbën jetën Lusinda Garuja dhe Zheneta Qellia, 19 dhe 28 vjeçe.

Ndërkohë së fundmi Gjykata e Elbasanit dha katër vite burg për Behar Pemën, i cili aksidenti për vdekje dy vajza të reja dhe dy të tjera i la të plagosura.

Nëna e 19-vjeçares e cila kishte dalë me shoqet për të festuar, tha për mikrofonin e “Shqipëria Live” se përveçse gjykata i vrau për herë të dytë, është përballur edhe me paragjykime.

“Edhe babai i Zhenetës tha në gjykatë se na i vratë vajzat për herë të dytë. Çdo vajzë ka qejf me dalë, më jetu jetën. Kam punuar 24 orë me u bërë qejfin vajzave, mos me i çu viktima. Por njerëzit gjykojnë, çdo vajzë, 19 vjeçe ka qejf me jetu. Nuk ka një muaj që kam filluar me dalë. E çova për qejf, jo me ardhur në arkivol të ftohtë”, përfundoi me lot në sy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion