Shoferi alkoolist u dënua me 4 vite burg, nëna e vajzës rrëqeth me fjalët: Si nuk përmbyset bota...

Aktualitet

Shoferi alkoolist u dënua me 4 vite burg, nëna e vajzës

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite burgim shtetasin Behar Pema, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ku ndërruan jetë dy vajza dhe u plagosën bashkëudhëtaret e tyre.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13  shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.

Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.

Mamaja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim prekës pas dhënies së vendimit, për dënimin me vetëm 4 vite burg për Pemën.

“Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte…

E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin… Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote….

Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone”, shkruan ajo.

Drejtuesi i mjetit tjetër, 58-vjeçar Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga policia , sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i goditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.

Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion