I dehur në timon, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vajza në Elbasan, gjykata e dënon me 4 vite burg

Aktualitet

I dehur në timon, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vajza

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite burgim shtetasin Behar Pema, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ku ndërruan jetë dy vajza dhe u plagosën bashkëudhëtaret e tyre.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13  shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.

I dehur në timon, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vajza

Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit tjetër,  58-vjeçar Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga policia , sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i goditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.

I dehur në timon, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vajza

Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion