“Shmangni lëvizjet jo emergjente”/ Veliaj, apel qytetarëve

Aktualitet

“Shmangni lëvizjet jo emergjente”/ Veliaj, apel qytetarëve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një njoftim për qytetarët, duke marrë shkas nga parashikimi i sinoptikanëve për motin.

Veliaj thotë se sot dhe nesër do të ketë reshje shiu dhe erë, ndaj i kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet jo emergjente.

“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.

Ju lutem, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni "Tirana Ime" ose telefononi 112”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Këtë pasdite, kryeqyteti është përfshirë nga reshjet e shiut. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo përmbytje, por reshjet kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion