“Putin ka dështuar”, Stoltenberg: Aleanca sot më e sigurt dhe më e fortë!

Aktualitet

“Putin ka dështuar”, Stoltenberg: Aleanca sot më e sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pranimi i Suedisë në aleancë tregon se Presidenti rus, Vladimir Putin dështoi në strategjinë e tij të luftës në Ukrainë për ta dobësuar atë. 

Komentet Stoltenberg i bëri para kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që e bëri shtetin nordik, vendin e 32-të anëtar të aleancës. Stoltenberg shtoi se NATO është më e madhe dhe më e fortë.

“Sulmet e Kremlinit, jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedia dhe Finlanda të hynin nën ‘ombrellën mbrojtëse’ të NATO-s, por tani Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë.

Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë dy vjet më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi. NATO është më e madhe dhe më e fortë”, tha Stoltenberg.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion