“Shkuam për t’i dhënë mesazh”, dhunuan avokatin e Berishës, zbardhet dëshmia e njërit prej autorëve

Aktualitet

“Shkuam për t’i dhënë mesazh”, dhunuan avokatin

“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënd”, ka dëshmuar Dorian Alia.

Avokati vijon i shtruar në spital që prej mëngjesit të djeshëm. Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.

Policia sqaroi dje se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion