Denigronin figurat e titullarëve me të dhëna të rreme, në pranga punonjësja e AMP dhe një gazetar

Aktualitet

Denigronin figurat e titullarëve me të dhëna të rreme,

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka arrestuar një punonjse të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore dhe një gazetar. Gjithashtu në kërkim është shpallur shefi i sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas bluve në pranga ka rënë Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe Ervis Hasanaga, 35 vjeç, me profesion gazetar.

Në kërkim u shpall shtetasi K. S., 39 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion