"Isha në rrugën time, më erdhi përballë", i riu me "Seat" i përplas makinën italianit në Berat

Aktualitet
"Isha në rrugën time, më erdhi përballë", i
Italiani

Dy makina janë përfshirë në një aksident, pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Skrapar në fshatin Hoxhaj.

Mësohet se mjeti tip “Golf 5” me drejtues Xhulio Katillarin që ishte duke lëvizur në drejtim të Beratit ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me një “Seat” që po shkonte drejt Skraparit me drejtues një italian.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur lehtë të tre të afërmit e drejtuesit shqiptar të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Guido Sivori u shpreh se ishte duke lëvizur në drejtimin e tij, kur “Golf 5” i erdhi përballë duke e përplasur, pavarësisht tentativës, që ai tha se bëri për ta shmangur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion