Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, shpëton pa lëndime drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, shpëton pa

Një kamion është shkrumbuar plotësisht nga flakët në rrugën e By-Passit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku mjeti është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, kamioni është djegur pothuajse tërësisht duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion