"Shkrumbohet" nga flakët kasollja në Durrës! Zjarri rrezikon banesat përreth

Aktualitet

"Shkrumbohet" nga flakët kasollja në Durrës! Zjarri

Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, Durrës.

Objekti që përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive, ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta, ndërsa zjarri rrezikonte disa banesa përreth, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe të ndihmuara nga banorë të zonës kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij drejt banesave, duke shmangur një situatë më të rëndë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa po hetohet për shkakun e zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion