Shkrumbohet banesa nga flakët në Berat, çfarë dyshohet

Aktualitet

Shkrumbohet banesa nga flakët në Berat, çfarë dyshohet

Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga banorët përreth,të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion