"Më vranë babanë", detaje të reja nga atentati në Athinë, djali i viktimës telefonoi shokun
Lajmifundit
/
15 Dhjetor 2024, 19:35
Aktualitet

Atentati mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ndodhi këtë të diel në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 13:00 (me orën greke), në një vend mjaft qendror, në sheshin Thrakomakedonon jashtë një lokali, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari, Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.
Nga atentati mbeti i plagosur Edi Lulo, 46-vjeç, i cili rezulton se ka një biznes në Durrës.
Media greke “News247” shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë “Më kanë vrarë babanë!”.


