"Shkolla shpërdoroi DETYRËN!"/ Vrasja e Martin Canit! Gazetarja: Pokurorja e çështjes ka në dorë...

Aktualitet

"Shkolla shpërdoroi DETYRËN!"/ Vrasja e Martin Canit!

Në emisionin “Shqipëria Live”, gazetaret Anila Hoxha dhe Kristi Gongo diskutuan përgjegjësinë e shkollës “Fan Noli” në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së Martin Canit.

Hoxha theksoi se çështja ka qenë nënvlerësuar dhe se mund të ketë shpërdorim të detyrës nga ana e autoriteteve shkollore, ndërsa Gongo ndau detaje të dosjes që tregojnë se si mosraportimi i incidentit nga mësuesja dhe drejtori ka çuar në fatkeqësinë e rëndë.

Gjithashtu gazetaret konfirmuan se nëse familjarët vendosin mund të marrin dëmshpërblimin e duhur.

Anila Hoxha: Parashikohet shpërdorim detyre. Në shkollën “Fan Noli” është nënvlerësuar çështja. Kjo provë tregon një pretendent të parë në padinë për dëmshpërblim, i cili varet nga prokurorja. Ka një vit që ende nuk janë zbuluar autorët e plotë të ngjarjes, edhe pse janë në hetim. Ata kanë mundësinë, bazuar në ligj, të drejtohen në finale, nëse ka fajtorë të vërtetë.

Kristi Gongo: Dosja është e qartë dhe tregon hapat e oficeres, mësueses dhe drejtoreshës së shkollës, si dhe procesin që ka çuar në mosraportimin e sherrit që ka ndodhur që të premten, dhe të hënën ka qenë fatalja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion