"Spitali Ushtarak s'kishte një kardiolog..."/ Babai i Martin Canit: Neglizhenca çoi në tragjedi të parikuperueshme..

Aktualitet

"Spitali Ushtarak s'kishte një kardiolog..."/ Babai i Martin

Ditën e sotme në “Shqipëria Live në Top Channel u trajtua çështja e sigurisë në shkolla. Që pas tragjedisë së Martin canit i cili u vra nga bashkëmoshatarët e tij, ka patur vazhdimisht ngjarje të ngjashme të rënda.

I ftuar ishte edhe babai i Martinit, Engjëll Cani i cili u shpreh se një nga shkaktarët kryesorë ishte shkolla pasi nuk ka raportuar pë konfliktet të cilat mund të kishte i biri duke i fshehur ato ose duke i neglizhuar. Gjithashtu ai citoi se edhe shëndetësia lë për të dëshiruar, pasi djali i tij rerzistoi ngaqë ishte i stërvitur por spitali ushtarak nuk kishte një kardiolog dhe vonoi ndërhyrja tek i biri.

“Shëndetësia jonë lë për të dëshiruar. S’ishte nevoja ta çonin te Nënë Tereza kur ishte Trauma. Spitali Ushtarak s’kishte një kardiolog, Martini ishte i stërvitur dhe duroi shumë. Sa për avokatin, Redi na ndihmoi shumë. Shkolla është e para shkaktare e ngjarjes së Martinit. Shkollen e kisha vetëm 5 minuta larg nga puna, për aq e kisha marrë djalin dhe e kisha çuar në shtëpi. Një neglizhencë çoi në një tragjedi të parikuperueshme.”, tha babai i Martin Canit.

Mario Përlleshaj u dënua nga gjykata me dënim të shkurtuar, për shkak se është minoren, me 16 vite burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Canit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion