Shkodra zonë e “nxehtë”, Ardi Veliu firmos largimin e Niko Brahimajt, kush është drejtuesi i ri i policisë

Aktualitet

Shkodra zonë e “nxehtë”, Ardi Veliu firmos largimin e Niko

Vetëm dy vite ka zgjatur drejtimi i Niko Brahimajt në krye të Policisë së Shkodrës. Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë furtunë ndryshimesh në rang drejtuesish në të gjithë qarqet e goditura nga krimi.

Shkodra si një zonë e nxehtë sa i përket kësaj situate ka qenë ndër qarqet e para të skeduara për ndryshimi. Kështu Brahimaj është larguar nga kreu i bluve të Shkodrës duke u emëruar drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Në vend të tij është emëruar Skënder Hita, i cili më herët ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.


Javën e kaluar Velipoja, pjesë e qarkut Shkodër, u godit nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr i nisur për shezlonget dhe rërën në plazh përfundoi në masakër me katër të vrarë mes tyre edhe një kamarier 20-vjeçar i ndodhur rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.

Në mes të muajit maj 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë pranë liqenit në lagjen Guerrile me 5 plumba në trup. Ai ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autor të dyshuar të vrasjes, i cili prej disa kohësh është në kërkim dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.


Më 29 Maj Mark Kodra, 47-vjeç banues ne fshatin  Bleran Bardhaj, vrau me armë zjarri shtetasin Emiljan Ndou.

Ndërkohë në fillim të muajit qershor, Shkodra u godit nga krimi në familje ku vëllai vrau me armë të motrën dhe e mbajti dy netë në banesë. Ngjarja u zbulua pas dyshimeve të pastueses e cila e kishte telefonuar disa herë viktimën dhe nuk kishte mundur të lidhej me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion