Biden jep lajmin e mirë: Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi

Bota

Biden jep lajmin e mirë: Jemi më afër se kurrë të

Në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, presidenti Joe Biden bëri deklaratën që ka falur shpresë dhe optimizëm tek populli amerikan. Në festën e organizuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku të ftuar ishin punonjësit e rriskuar nga ky virus (Mjekët, infermierët, mësuesit) dhe familjarë të ushtarëve amerikanë, ai tha se SHBA është shumë pranë shpalljes së pavarësisë nga virusi Covid-19.

Biden po ashtu theksoi se beteja me COVID-19 ende vijon, e të gjithë sipas tij, duhet t’i nënshtrohet procesit të vaksinimit, për ta larguar përfundimisht këtë të keqe. “Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi. Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj”, theksoi presidenti.

Administrata e Biden, kishte caktuar 4 korrikun si ditën ku do të ishin ezauruar vaksinimet e 70% e të rriturve amerikanë. Por sipas Reuters, kjo shifër është në 67%.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion