Shkodër, vidhet shumë e madhe e parash nga banesa e ish-mjekes, i kishte fshehur në dollap!

Aktualitet

Shkodër, vidhet shumë e madhe e parash nga banesa e ish-mjekes, i

Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen "Ura Dervishbeg" në Shkodër.

Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim sot (12 shkurt 2025) në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.

Shuma e vjedhur dyshohet të jetë mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit.

Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave, bëjnë të ditur hetimet. 

Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave. Blutë po punojnë për identifikimin e tij, citon shqiptarja.

ME TE LEXUARAT