Humb jetën 27-vjecari në spitalin e Vlorës, u dërgua aty i plagosur me armë

Aktualitet

Humb jetën 27-vjecari në spitalin e Vlorës, u dërgua aty i

Policia njoftoi mbremjen e sotme, se 27-vjeçari, Salio Zeneli ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme.

I riu ishte shoqëruare nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur në banesën e tij me armë zjarri.

“Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, thuhet njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT