Shkëputet guri masiv në Librazhd, rrezikohet banesa me 5 anëtarë në Vehçan

Aktualitet

Shkëputet guri masiv në Librazhd, rrezikohet banesa me 5

Banorët e fshatit Vehçan në Librazhd janë zgjuar këtë mëngjes të tronditur nga një gur masiv i cili vuri në rrezik jetën e tyre.

Një familje prej pesë anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi guri u shkëput nga një lartësi duke ardhur shumë pranë banesës së tyre.

Banorët shprehen se kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi mund të përsëritet e njëjta situatë, ndërkohë kërkojnë ndihmën e shtetit. Banori Fatmir Misku thotë se po u rrezikohen familjet dhe se nuk ka mundësi të zhvendoset në vend tjetër.

“Erdhën ata të bashkisë kur i lajmëruam dhe po diskutonim që shtëpia nuk bëhet këtu. Ne nuk i bëmë sot këto shtëpia, unë jam 54 vjec këtu kam lindur dhe këtu do vdes. Nuk kam mundësi të iki aty ku duan ata, ku u vjen atyre më lehtë. Ne këtu jemi, këtu kemi qenë dhe këtu do rrijmë. Çdo gjë e bëjmë me borxhe. Një rrugë e kemi bërë me borxhet tona dhe akoma i kemi borxhe me njëri- tjetrin dhe sot. Një komunë, një bashki , një shtet nuk paska mundësi të na ndihmojnë për 1 km rrugë. Nami u bë!"

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion