Atentati me një shqiptar të vdekur e një të plagosur në Athinë, Edi Lolo udhëtonte drejt Dubait!

Aktualitet

Atentati me një shqiptar të vdekur e një të plagosur në

Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë. Dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.

Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.

Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

ME TE LEXUARAT