Shkëmbi i ra mbi shtrat teksa flinte, 25-vjeçari rrezikon këmbën, apeli i familjarëve

Aktualitet

Shkëmbi i ra mbi shtrat teksa flinte, 25-vjeçari rrezikon

Dhimitri Vangjeli është 25-vjeçari i cili arriti të shpëtonte pasi një masiv shkëmbor ra mbi dhomën e tij ndërsa po flinte.

Ndërsa ai po flinte, një masiv shkëmbor rrëshqiti nga mali dhe ra mbi banesën e tij në fshatin Çarçovë në Përmet më 22 janar të këtij viti.

I riu ndodhet në Janinë, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike.

Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur.

Përmes Top Channel, ata bëjnë apel për ndihmë për trajtimet mjekësore dhe për rindërtimin e banesës së dëmtuar.

Shkëmbi i ra mbi shtrat teksa flinte, 25-vjeçari rrezikon

“Për ne është hapur një gofund, do kishim shumë nevojë në këto momente që të shpërndahej sa më shumë sepse vërtetë ne shpëtuam po dëmi është shumë i madh por dhe rehabilitimi i Dhimitrit do shumë kohë dhe shumë shpenzime. Situata në njërën prej këmbëve e cila ka mbajtur dhe peshën kryesore është më kritike”, tha bashkëshortja.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e gofundme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion