Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm

Aktualitet

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i

Shkëlqim Hajdari është dorëhequr nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. 

Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave. 

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.

“Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.
Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit.

Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund! Falenderim e mirenjohje per te gjithë stafin e Inspektoratit të Pergjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të veshtirë, por vizionare sipas standarteve me te mira të inspektimeve në BE”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion