Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 2 persona në Tiranë

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 2 persona në

Policia rrugore në Tiranë ka arrestuar dy persona, të akuzuar për shkelje të qarkullimit rrugor. Sipas bluve, ka rënë në pranga një 27-vjeçar, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa një 24-vjeçar nuk posedonte lejen e drejtimit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. Gj., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

R.N., 25 vjeç dhe Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion