“Pas zgjedhjeve na ulën rrogën”, Berisha publikon denoncimin e mësuesit në Rrogozhinë

Aktualitet

“Pas zgjedhjeve na ulën rrogën”, Berisha publikon

Sali Berisha, ish- kryeministri i vendit ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital. Në mesazhin e publikuar, qytetari ishte nga Rrogozhina me profesionin mësues. Sipas tij, këtë muaj aid he kolegët e tij kanë marrë rrogë më pak, që sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve, rrogat e mësuesve do ulen sërish.

“Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mijë lekë.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje!!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga.

Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit!!!”, shkruan Berisha, duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion