Shkelën rregullat e qarkullimit, policia arreston 4 “rebelët” në Berat

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, policia arreston 4

Policia rrugore në Berat ka arrestuar 4 persona, të akuzuar për shkelje të qarkullimit.

“Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion