Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit rrugor, policia asnjë tolerancë, arreston 3 shoferë
Lajmifundit
/
14 July 2021, 11:37
Aktualitet

Policia rrugore në qarkun e Tiranës ka arrestuar 3 shoferë që akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; I. L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; K. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, njofton policia.


