Autori i krimit po kërkonte sherr, publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Britani (Video)

Aktualitet

Autori i krimit po kërkonte sherr, publikohen pamjet e vrasjes së

Mediat britanike kanë publikuar për herë të parë pamjet e vrasjes së shqiptarit në Britani. PAmjet tregojnë qartë se 28-vjeçari u përplas fillimisht verbalisht me një 27-vjeçar britanik që më pas, shkaktoi dhe vdekjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 Dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa 28-vjeçari Shkëlzen Taka në momentin e ngjarjes po kthehej nga një qendër masazhesh, së bashku me një shok tjetër po nga Shqipëria.

Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve, kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e Ëest Midlands, duket që Green po kërkonte sherr. 

Ndërkohë që mediat britanike për herë të parë kanë publikuar foton e autorit. Në video shihet momenti kur viktima ka hipur në makinë dhe autori i ka shkatërruar xhamin e përparmë. Pastaj nisi të largohej, por gjithsesi u kthye edhe njëherë dhe përplasi parakolpin e mjetit shqiptarit. Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit.

Makina “Skoda” e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Në seancën e gjyqit ka folur një prej miqve të Takës, që ndodhej me të në momentin e ngjarje.

Ramzan Rizvani ka thënë se kishte shkuar me viktimën për të kërkuar prostituta pasi kishin dalë për një ditë pas Krishtlindjeve. “Do të shkonim në një vend ku kishin prostituta. Jemi djemë të rinj. Pranova të shkoja. Nuk mendoja se do të vriteshim”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion