Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, arrestohen 2 shoferët "rebelë" në Vlorë
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:20
Aktualitet

Policia rrugore e Vlorës ka arrestuar 2 shoferë, pasi shkelën rëndë qarkullimin rrugor.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. D., 36 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi; A. J., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


