Iu gjet drogë në çantën e shtëpisë, arrestohet 31-vjeçari nga Tiranë
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:12
Aktualitet

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tirana, pasi iu gjet drogë në çantën e shtëpisë.
“Konkretisht, R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një çantë shpine iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


