Pa leje drejtimi merr motorin dhe aksidentohet, arrestohet 20-vjeçari. Në pranga dhe 4 të tjerë

Aktualitet

Pa leje drejtimi merr motorin dhe aksidentohet, arrestohet 20-vjeçari.

Një 20-vjeçar është aksidentuar në Tiranë me motorin të cilin e drejtonte pa leje. Ai menjëherë është arrestuar nga policia. Në pranga siç bëjnë me dije uniformat blu, kanë rënë dhe 4 të tjerë për akuzën e "dhunë në familje".

“Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin F. S., 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. “

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion