Shiti dy herë të njëjtin apartament, kapet noterja 57-vjeçare në Tiranë!

Aktualitet

Shiti dy herë të njëjtin apartament, kapet noterja

Një 57-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për "Shpërdorimi detyre".

Mësohet se noterja me iniciale M.D., ka shitur dy herë të njëjtin apartament duke përdorur postin e saj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.

Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT