Shiste veshje me logo false, arrestohet ish-konkurrenti i Për’puthen

Aktualitet

Shiste veshje me logo false, arrestohet ish-konkurrenti i Për’puthen

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Në pranga ka rënë Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni policor u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare, të cilët zhvilluan kontrolle dhe verifikime me qëllim evidentimin e subjekteve që ushtronin aktivitetin e tyre në informalitet dhe shmangnin detyrimet tatimore. Gjatë operacionit të koduar “Etiketa” u zbulua një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”, ku shiteshin produkte me logo të markave të njohura ndërkombëtare, të dyshuara si false.

Sipas njoftimit zyrtar, në subjekt u sekuestruan veshje, çanta, syze dhe ora me logo firmash luksoze, për të cilat pronari nuk dispononte fatura mbi origjinën e mallrave. Po ashtu, dyshohet se ai nuk lëshonte kuponë tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./vipmagazine

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion