Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

Aktualitet

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga përmbytjet në fillim të janarit në Shqipëri.

Në reagimin e ambasadës thuhet se fondi i mbështetur nga Gjermania do të shkojë për rreth 400 familje të prekura në disa zona të Shqipërisë.

“Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri.Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese”-njofton ambasada gjermane në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion