Shiste kokainë në doza, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari nga Divjaka

Aktualitet

Shiste kokainë në doza, arrestohet në flagrancë

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, Lulzim Hoxha, pasi siguronte dhe shpërndante kokainë dhe cannabis në qytetin e Divjakës.

Operacioni policor i koduar “Kontaktet” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetje Operacionale të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë.

Gjatë kontrollit në banesën e Hoxhës, janë sekuestruar 142 gramë kokainë, 205 gramë cannabis sativa, dhjetra doza gati për shitje, pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike, shuma parash, 6 celularë dhe një automjet. Hoxha u arrestua për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion