Ndaloi makinën kur pa Policinë, 28-vjeçari kapet me pistoletë në Kamëz

Aktualitet

Ndaloi makinën kur pa Policinë, 28-vjeçari kapet me

Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me ato të “Operacionales” të Policisë së Tioranmës kanë ekzekutuar një operacion, pas informacioneve se një i ri qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri me vete.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca” është arrestuar shtetasi Durim Alpapa, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Autoritetet raportojnë se i riu, në momentin kur ka parë shërbimet e Policisë, ka parkuar automjetin në anë të rrugës “Zyrih” në Kamëz dhe ka qëndruar në makinë bashkë me një shtetas tjetër me qëllim shmangien e kontrollit nga ana e efektivëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, është proceduar penalisht dhe 21-vjeçari me inicialet A. D., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i cili ndodhej në automjet bashkë me 28-vjeçarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion