Shiste ilegalisht, kapsolla në lagjen “1 Maji” në Kucovë, procedohet penalisht 52-vjeçarja

Aktualitet

Shiste ilegalisht, kapsolla në lagjen “1 Maji” në

Një shtetase në Kucovë është proceduar penalusht pasi është kapur duke shitur ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj në lagjen "1 Maji".

Gjithashtu i janë sekuestruar kutitë me lëndë piroteknike që i'u gjetën në dyqan.


Njoftimi i policisë:/ Kuçovë

Kontrolle të përditshme gjatë periudhës festive, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin.

Shiste ilegalisht, kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”, procedohet penalisht 52-vjeçarja.

Sekuestrohen kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e saj, shiteshin lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion