Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Urakë, në Mat, ku një këmbësor humbi jetën, Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin G.Gj., 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur kur automjeti që drejtohej nga G.Gj. ka përplasur këmbësorin, si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në fshatin Urakë në Mat, si pasojë e të cilit u aksidentua me pasojë vdekjen një këmbësor, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin e drejtuesit të automjetit shtetasi G.Gj., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion