Shisnin drogë në Shijak, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Shisnin drogë në Shijak, arrestohet në flagrancë

Një 20 vjeçar është kapur në flagrancë teksa shpërndante drogë në qytetin e Shijakut dhe në kërkim u shpall një 26 vjeçar.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Antonio Spahiu, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Fabion Masha.

Njoftimi i policisë:

Shijak/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, operacioni policor i koduar "Repeater".

Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



2025, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon, nga ushqimet
Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.

Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Repeater".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion